Ishulli Kos, vendi i pritjes së klandestinëve nga Lindja e Mesme

Mijëra anije mbërrijnë cdo dite me varka të vogla apo peshkarexha, në Ishullin Kos që tashmë është shndërruar në vendin e pritjes së klandestinëve nga lindja e mesme.Ndërkaq 2400 prej tyre janë transferuar për në pjesën kontinentale të Greqisë në bordin  e Tragetit "Eleftherios Venizelos" që ishte vendosur nga qeveria e Athinës për tu lehtësuar kushtet emigrantëve në ishujt e Egjeut.Mbërritja në portin e Pireut ishte një fitore për shumicën e klandestinëve, shumica prej të cilëve sirianë të larguar nga lufta civile që ka përfshirë vendin.E ndërsa në fytyra kishin shpresë, shumë prej tyre thanë se në zemër kishin mërzi."jam i gëzuar që mbërrita por i hidhëruar që lashë vendim tim”, tha për Reuters një 28 vjecar sirian.Rreth 21,000 persona kanë zbarkuar në brigjet greke vetëm javën e kaluar, duke e detyruar Athinën ti apelojë për ndihmë Bashkimit Evropian. Greqia ishte e papërgatitur për tu përballur me këtë fluks emigrantësh, ndaj edhe është kritikuar shpesh herë nga agjencitë ndërkombëtare për dështim në menaxhimin e krizëssipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin afro 250,000 emigrantë kanë mbërritur në Evropë me det këtë vit dhe të paktën 2,349 kanë humbur jetën gjatë rrugës.