Ja si Princeshë Diana takoi mbesën, fotoja u pre nga takimi me Nënë Terezën

Një fotomontazh i Princeshë Diana, Princeshës së Uellsit që duket sikur shikon Princeshën Sharlotë po i “çmend” njerëzit.Imazhi, që u krijua nga amerikania Lori Eastwood, tregon Dukeshën e Kembrixhit dhe vajzën e saj Sharlot, pranë Princeshë Diana.Lori, që thotë se krijon foto të ndryshme të lady Dianës në kujtim të saj, bashkoi foton e kësaj të fundit gjatë një takimi me Nënë Terezën në vitin 1997, me foton e Kejt Midëllton.Rezultati ishte: Princesha e Uellsit përkulet për të parë mbesën e saj, që ndodhet në krahët e dukeshës së Kembrixhit.Fotoja u shpërnda në internet më 4 gusht dhe pastaj u bë virale më shumë se 250 mijë herë në rrjetet sociale. Komentet ishin dashamirëse në përgjithsi por kishte dhe nga ata që fotoja i dukej shqetësuese.11816873_10153561639442899_8944636400937703373_n  duchessofcambridge duchessofcambridge1