Binjakët më të vjetër në botë ndajnë sekretin e jetëgjatësisë
Dy vëllezërit binjakë më të vjetër në botë, Pieter dhe Paulus Langerock nga Belgjika, thonë se ata kurrë nuk e mendonin që do të kapnin moshën me tre shifra.“Kur ishim 85 vjeç shkuam tek doktori dhe ai na tha: Mos kujtoni se do rroni deri në 100 vjeç”, tha Paulus për Reuters. “Dhe ç’është e vërteta nuk është se doja të jetoja kaq i vjetër”.Dyshja sapo ka festuar 102 vjetorin e lindjes muajin e kaluar dhe Rekordet Botërore Gines e konfirmojnë se ata janë binjakët më të vjetër në botë.Një nga sekretet që ata mendojnë se është shkak i jetëgjatësisë së tyre është konsumimi i verës. Ata thonë se pijnë një gotë çdo ditë.Vëllezërit Langerock na japin disa këshilla të tjera për të jetuar sa më gjatë: “ Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë budallallëqe, mos hani shumë dhe mos vraponi shumë pas femrave”.Ata shtojnë se gjëja më e mirë që mund të bëni është të martoheni me dikë që e dashuroni, edhe pse asnjëri prej tyre nuk u martua kurrë.Por kjo nuk do të thotë se ata kanë një shoqëri të pakët. Vëllezërit, për pjesën më të madhe të kohës kanë jetuar sëbashku. “Paulus është miku im më i mirë. Ne gjithmonë jemi bashkë,” tha Pieter.