Megan Fox dhe Brian Austin Green të ndarë që prej 6 muajsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2015, 17:26
Megan Fox dhe Brian Austin Green janë ndarë pas 11 vitesh të lidhjes së tyre.Burimet për revistën UsWeekly thonë se çifti është ndarë 6 muaj më parë për shkak se Fox ishte shume e përqëndruar në karrierën e saj dhe shumicën e kohës nuk ishte në shtëpi.29 vjeçarja është parë me aktorin e serialit “Beverly Hills” për herë të fundit në 9 qershor ndërkohë që janë fotografuar rrugët e Los Anxhelosit pa unazat e tyre të martesës.“Ata ziheshin për karrierën e saj. Ajo ishte e fiksuar për të fituar role.”- u shpreh një burim.“Megan nuk ishte kurrë në shtëpi. Brian nuk fliste kurrë për të” – vazhdoi burimi.Megjithëse Brian dhe Megan kanë qënë të ndarë për 6 muaj, ,ata ruajnë mardhënie miqësore për shkak të fëmijëve.
