Rita Ora publikon videon e nxehtë të "Body on me"
Bashkëpunimi i ri i tyre po arrin majat e klasifikimeve dhe tani Rita Ora me Chris Brown po zbulojnë videon e tyre të nxehtë të këngës "Body on me".Rita Ora ka ndarë me fansat në instagram një pjesë të videos teksa shihet duke ngacmuar 26 vjeçarin ndërkohë që ai përpiqet ta puthë atë ."Është ndoshta një ndër vidiot më intime që kam bërë por është shumë emocionuese"- u shpreh Rita per radion Capital FM.Brown dhe Ora kanë shpjeguar se ata kanë dashur prej vitesh të bashkëpunonin me njëri tjetrin por biseda për një duet u bë realitet vetem një ditë kur këngëtarja po regjistronte një këngë në po të njëjtën studio si Chris.Duket se puna e dy këngëtarëve po paguhet pasi "Body on me" është i renditur në vendin e 23 në Angli dhe pritet të ngrihet pas daljes së videos së plotë ditën e mërkurë.