4 gjëra që vajza ime duhet t’i dijë përpara se të martohet

Vajza ime po kalon adoleshencën dhe po i afrohet moshës së rritur. Ka disa gjëra që do doja t’i dinte për martesën. Edhe pse dua që të gjejë dashurinë e vërtetë, nuk mund t’i “shes” ëndrra me histori përrallash me princër të kaltër.Martesa me personin e gabuar mund të jetë shkatërruese, veçanërisht për gratë. E vërteta është se martesa nuk është gjithnjë zgjedhja e duhur për të gjithë. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, studimet tregojnë se divorci prek shumë më tepër gratë nga ana ekonomike se sa burrat. Është koha që prindërit t’i flasin fëmijëve të tyre (vajzave sidomos) se si duhet të jetë një martesë “e shëndetshme” sot.Ja katër mësime themelore që kërkoj t’ja mësoj vajzës sime, përpara se të marri në konsideratë martesën.1. Mos u nxitoVërtet mos e bëj diçka të tillë. Ndoshta të gjithë shoqet e tua do të martohen, e ti do të duash të bësh të njëjtën gjë. Por ndoshta nuk do të kesh gjetur personin e duhur me të cilin do të duash të kalosh pjesën e mbetur të jetës, dhe për momentin do të ndihesh me kënaqur me një djalë që të do, por thellë thellë e pasigurtë për ndjenjat e tua. Të jesh e sigurtë që do të pendohesh. Mund të nxitohesh për një palë këpucë, një makinë, por jo me partnerin e jetës. Ky është vendimi më i rëndëishëm që do të marrësh. Partneri yt ndikon në edukimin e fëmijëve të tu, në kushtet ekonomike, karrierën dhe mënyrën se si do e jetosh jetën. Nuk mund të nxitohesh me një vendim kaq të rëndësishëm.2. Mos ndrysho për tëShumë nga klientët e mi janë përballur me divorcing, dhe një nga arsyet e pendesës për martesën ka qenë të shtirurit sikur janë dikush tjetër për të gjetur një partner. Pasi janë martuar, kanë filluar të gjejnë veten e tyre dhe kjo ka sjellën prishjen e marrëdhënies. Nëse ndryshon për partnerin tënd, kur do të ndjehesh mirë për veten? Përgjigja është…kurrë. Kërko një partner që të do për atë që je. Ndryshimet e vogla për të rëndë dakord janë të pranueshme, por të shtirurit për të qenë një person që nuk je nuk është diçka e mirë. Ji vetvetja dhe lëri që personat që nuk të pëlqejnë të largohen.3. Mos harroni që “zënkat e para në lidhje, bëhen pengesa të vërteta në martesë”Një citim shumë me mend i një prej klientëve. Morali i tregimit: Nëse keni pasur probleme që kur filluat të dilnit me dikë, mos mendoni se këto probleme do të zhduken në ajër pas martesës.  Nuk do të ndodhë kurrë. Nëse nuk arrini të “bashkëjetoni” me problemin, marrëdhënies do t’i vijë fundi. Mos mendoni se “dashuria do t’ju shpëtojë”.4. Mos prano rolet tradicionale gjinore, nëse nuk bini dakord të dyKarriera jote vlen po aq sa e atij. Angazhimi i tij me fëmijët duhet të jetë po aq sa dhe i yti. Studimet tregojnë se çiftet janë më të lumtura kur luajnë role të barabarta në bërjen e gjërave dhe nuk janë tradicionalë kur gruaja punon më shumë. Mendoje me kujdes se si do që jeta jote të shkojë më vonë. Pavarësia ekonomike është thelbësore nëse martesa mbaron. Shumë gra heqin dorë nga aftësia e tyre për të fituar dhe kjo sjell pasoja shkatërruese për to.Ne femrat duhet të kemi kontrollin e fatit tonë në dorë, dhe vajzat tona duhet të mësojnë shumë nga ne nëse  i japim shembullin e duhur. Të dish se çfarë partneri do në krah është një nga objektivat kryesorë në jetë. Martesa nuk ka pse të jetë një lloj detyrimi. Është një zgjedhje për të cilën femrat duhet të vendosin me kujde, madje edhe të heqin dorë nga martesa. Vajzat tona kanë nevojë për të gjithë mbështetjen që mund t’i ofrojmë për t’i bërë të zgjedhin me zgjuarsi.Perktheu : Endri Farka/Oranews.tv/