Ish shoferi padit aktoren Lindsay Lohan

Sipas portalit të lajmeve TMZ , ish shoferi i Lindsay Lohan , Edson Ricci ka ngritur një padi për aktoren pasi ajo i detyrohet atij 28 mijë dollarë.Ai ka thënë se Lohan i detyrohet 26,400 dollarë për shërbimet e transportit që ai i ka ofruar dhe 1,439 dollarë pasi ai pagoi për hotelin e saj.Një burim ka thënë për Dailymail.com se Ricci i ka kryer këto shërbime për 29 vjeçaren nga 21 gushti i vitit 2012 deri në 23 tetor të po atij viti.Ky nuk është rasti i parë që Lindsay Lohan akuzohet për fatura të papaguara pasi vetëm para një muaji aktorja është paditur se nuk ka paguar faturën 46 mijë dollarëshe në hotelin Chateau Marmont në Hollywood.2B8081FE00000578-0-image-m-61_1440020323029 2B508A1F00000578-0-image-m-57_1440019716122