Gropa gjigande rihapet pas 2 vitesh në Florida
Është rihapur në Florida gropa gjigande që në 2013 i shkaktoi vdekjen një personi.Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa viktima ishte në gjumë dhe papritur shtëpia e tij u përpi nga toka. Ndërkohë një gropë e tillë është hapur edhe në mes të një autostrade në Nju Hampshajwr.Një gropë gjigande, që shkaktoi një të vdekur në Florida dy vite më parë, është rikrijuar sërish.Fenomeni është shfaqur në një fushë me bar, aty ku më parë ndodhej edhe shtëpia e Xhefri Bush, i cili humbi nën tokë ndërsa ishte duke fjetur dhe banesa e tij u nda në dy pjesë. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.Ngjarja e ndodhur në vitin 2013 habiti të gjithë banorët e zonës, ndërsa videoja e filmuar pas incidentit tregon se si shtëpia e viktimës më pas u shemb e gjitha.Gropa e re është 6 metra e thellë dhe ka një diametër prej 5.2 metrash.Ndërkohë një gropë gjigande është hapur edhe në Concord, të Nju Hamshajërit në mes të një autostrade. Policia ka bllokuar trafikun në këtë pjesë të rrugës për të shmangur aksidentet

/Oranews.tv/