Demi Lovato tepër e emocionuar pas lajmit se do jetë shoqëruesja e nuses, Iggy Azalea
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2015, 16:35
Demi Lovato është ndjerë me të vërtetë e “emocionuar” pasi do jetë shoqëruesja e nuses në dasmën e Iggy Azalea.Këngëtarja ndihet e lumtur që do të përfshihet në dasmën e shoqes së saj repre Iggy me basketbollistin Nick Young, të cilët u fejuan bashkë në qershor.Duke folur për BBC Radio, Lovato konfirmoi: “Unë jam me të vërtetë e emocionuar në lidhje me këtë gjë”.Iggy Azalea kishte njoftuar më parë se Demi Lovato do të luajë një rol të madhë në martesën e saj gjatë një interviste me James Corden në The Late Late Show./oranews.tv/