Më shumë se 2/3 e atletëve me doping, Federata Ndërkombtare bllokoi studimin
Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) akuzohet se ka bllokuar raportimin e një studimi që tregonte se 2/3 e atletëve më të njohur të botës kanë pranuar se kanë shkelur rregullat anti-doping, sipas Sunday TimesUniversiteti Tubingen në Gjermani raportohet të ketë thënë se IAAF bllokoi publikimin e këtij studimi.Qindra atletë u kanë thënë studiuesve se në vitin 2011 ata kishin bërë hile.Ndërsa nga ana tjetër, zyrtarë të IAAF u shprehën se ata ndodheshin në diskutime e sipër për publikimin e raportit. Në një deklaratë për gazetën Sunday Times, universiteti gjerman tha: “Studimi është një projekt i pavarur kërkimi shkencor dhe nuk u komisionua nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës”.“Mos shfaqja e publikimit për një kohë kaq të gjatë nga IAFF pa dhënë një arsye, është shtypje e dukshme e lirisë së shprehjes”.Ndërsa anëtarë të Federatës u kundërpërgjigjën: “Diskutimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim me skuadrën e kërkimit si dhe Agjencinë Botërore Anti-Doping”.4 vjet më parë, një skuadër hulumtuesish akademikë intervistuan qindra atletë në Kampionatin Botëror në Korenë e Jugut.Sunday Times raporton se studimi arriti në përfundimin se 29-34% e 1800 konkurrentëve në kampionat kishin shkelur rregullat anti-doping në 12 muajt e fundit.Një muaj pas marrjes së informacioneve, hulumtueseve iu kërkua të nënshkruanin një marrëveshje konfidenciale për t’i parandaluar ata që të bënin publik menjëherë studimin.Një kopje e plotë e studimit i është dorëzuar gazetës Sunday Times dhe kanalit televiziv gjerman, ARD.“Këto gjetje demonstrojnë se dopingu është dukshëm i pranishëm në atletët më elitë dhe mbetet akoma i pakontrolluar pavarësisht programeve testuese biologjike,” shkruhet në studim.2 ekspertë anti-doping zbuluan se nga viti 2001 deri në vitin 2012, 1/3 e medaljeve, përfshi 55 ari, u fituan në Lojra Olimpike dhe Kampionate Botërore nga atletë që shfaqën teste dyshuese përsa i përket dopingut.IAAF tha se gjetjet e këtyre studiuesve përmbanin një numër pohimesh të pasakta.[caption id="attachment_562326" align="alignnone" width="390"]
Studimi i publikuar ne te majte te gazetes THE SUNDAY TIMES[/caption]/Oranews.tv/