Përleshje masive mes emigrantëve në Kos për regjistrimin, policia albitër
Një grup prej 50 azilantësh aziatikë janë përleshur sot mes tyre në ishullin grek të Kos. Shkak është bërë radha e regjistrimit në zyrat pritëse të emigrantëve, ndërsa protagonistë kanë qenë shtetas sirianë, afganistanë,pakistanezë dhe iranianë.Ata janë qëlluar mes tyre me gurë dhe grushta nën hundën e policisë greke, e cila më shumë se spektator nuk preferoi të ketë rol tjetër.Qindra emigrantë aziatike po qëndronin në afërsi të stacionit të policisë kur shpërtheu përleshja.Mësohet se autoritetet greke janë duke i dhënë prioritet regjistrimit të sirianëve, të cilët trajtohen si refugjatë për shkak se ata po i ikin luftës civile në vendin e tyre dhe për këtë arsye kanë më shumë të drejta në bazë të drejtës ndërkombëtare sesa emigrantët ekonomikë.Rreth 250.000 emigrantë aziatikë kanë kaluar Mesdheun gjatë këtij viti, numër ky që pritet të rritet edhe më tej gjatë javëve të ardhshme.



