Fitorja ndaj Japonisë, përkujtohet 70-vjetori i puthjes në Times Square

Qindra çifte, të rinj dhe të vjetër, u mblodhën në Times Square të premten për të festuar 70-vjetorin e fitores ndaj Japonisë, ditë në të cilën Japonia u dorëzua në mënyrë efektive duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.Në atë ditë, në Nju Jork, një fotograf i vjetër Alfred Eisenstaedt, ka kapur portretin e një marinari duke puthur një infermiere në Times Square.Statuja gjigante e çiftit duke u puthur shënon vendndodhjen ku shumë çifte shkëmbyen puthje për të kujtuar fundin e luftës.Mes tyre ishin çiftet Xhorxhia, Ray dhe Ellie williams, të cilët janë të dy veteranë të Luftës së Dytë Botërore."Ne u takuam në maj të vitit 1945. U fejuam në qershor dhe u martuan në gusht. Gjithçka ndodhi shpejt. Por në kohë lufte gjërat bëhen shpejt, sepse nuk e di se çfarë mund të sjelli e ardhmja ", thotë Ray për takimin me gruan e tij.Çifti u zgjodh për të përfaqësuar veteranët. Williams e quajti këtë moment emocionues.Marcello dhe Barbara Carvisiglia, turistë nga Italia, u shprehën se ishin të privilegjuar që u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje."Ne në Itali nuk e kemi një ndjesi të tillë. Ishte emocionuese, të dëgjoje himnin, njerëzit duke folur, të shikoje këta 70-vjeçar duke u puthur. ishte shumë prekëse," tha Marcello.Stephanie Moreno dhe i dashuri i saj David Grant thanë se për ta puthja përfaqëson dashurinë."Ne besojmë te dashuria e vërtetë dhe besojmë se dashuria i kalon të gjithë kufijtë dhe nuk ka kufizime të gjinisë, racës, seksualitetit. Pra, kjo do të thotë shumë", tha Moreno.Fotografia nuk tregon qartë fytyrat e çifteve që puthen, dhe identiteti i tyre mbetet i panjohur, edhe pse shumë kanë pretenduar të kenë marrë pjesë.Ky aktivitet u organizua nga organizata jo-fitimprurëse "Mbani frymën".Disa ngjarje të tjera përkujtimore janë planifikuar gjatë fundjavës.