Rreth 100 persona rezultojnë të humbur nga shpërthimet në Tianjin
95 persona, ndër të cilët 85 zjarrfikës, vazhdojnë të jenë të humbur katër ditë pas shpërthimeve të shumta në portin veri-lindor të Tianjin, thonë autoritetet kineze.Të paktën 112 persona humbën jetën nga shpërthimet dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital nga plagët e marra.Shpërthimet që ndodhën në një depo që përmban kimikate të rrezikshme, ishin aq të fuqishme sa që vetëm pak nga trupat e gjetur janë identifikuar.Agjencia e lajmeve Xinhua tha se të paktën 50 faqe interneti janë mbyllur pasi akuzohen se kanë përhapur panik duke publikuar informacione të paverifikuara rreth shpërthimeve.Në një konferencë për shtyp, sot në mëngjes, zyrtarët thanë se kishin identifikuar 24 të vdekur. Ekspertët po kryejë testet e ADN-së për të identifikuar pjesën e mbetur të viktimave.Rreth 21 zjarrfikës ndodhen mes të vdekurve. Nga 751 të lënduarit, 25 janë në gjendje kritike dhe 33 kanë lëndime serioze.Dhjetra të afërm të të zhdukurve u përpoqën të prishnin konferencën për shtyp duke kërkuar në dëshpërim të dinë fatin e të afërmve të tyre.Të shtunën, oficeri i lartë ushtarak, Gen Shi Luze, ishte i pari zyrtar që konfirmoi prezencën e substancave toksike.Banorët që ndodhen në rreze 3 km larg shpërthimit, janë evakuuar ditën e djeshme nga frika e ndotjes kimike.