Emigrantët në Itali, shqiptarët deklaruan 3.2 miliard euro gjatë vitit 2014
Komuniteti shqiptar në shtetin fqinj Itali renditet si një prej kontributorëve e rëndësishëm ekstrakomunitarë në buxhetin e këtij vendi. Një raport i publikuar bën me dije se gjatë vitit 2014, shqiptarët në Itali e kanë deklaruar 3.2 miliard euro të ardhura të siguruara nga puna, duke u renditur të dytët pas rumunëve.Emigrantët shqiptarë janë komuniteti i dytë më i madh ekstrakomunitar në Itali sa i përket kontributit në taksa për shtetin pritës.Shqiptarët e Italisë vitin e kaluar kanë deklaruar 3.2 miliardë euro të ardhura gjatë vitit 2014, ndërkohë që vetëm rumunët janë më lart sesa shqiptarët, përkatësisht me 6.4 miliardë euro të ardhura vjetore.Konkluzionet dalin nga një raport i institutit të specializuar hulumtues, Fondacioni Leone Moresa, sipas të cilit të huajt në Itali deklarojnë gjithsej 45.6 miliardë euro të ardhura, ose 8.6 përqind të totalit në Itali.Sipas të dhënave të Institutit, emigrantët gjatë vitit 2014 kanë derdhur në arkat e shtetit italian taksa mbi të ardhura në nivelin e 6.8 miliardë eurosh, ose 4.5%Në total emigrantët, vitin e kaluar në Itali, kanë paguar në total 16.5 miliardë euro në formën e taksave dhe tatimeve, ndërkohë që shpenzimet publike për emigrantët ishin 12.6 miliardë euro.