Timberlake po thyen rekorde me albumin e ri
Superylli amerikan, Justin Timberlake, është duke kryesuar klasifikimin për albumin më të shitur për këtë vit. Krijuesi i hitit "Suit & Tie" ka shitur 968 mijë kopje të albumit të tij të ri "The 20/20 Experience" dhe që në javën e parë të publikimit duke u bërë kështu albumi që po shitet më shpejt në dhjetë vitet e fundit.Albumi që ka shitur më shumë kopje në javën e parë është albumi "Tha Carter III" i Lil Wayne në vitin 2008, që ka shitur plot 1.1 milion kopje."Kur ju keni artistin më të mirë të pop muzikës nga gjinia mashkullore të rikthyer pas shumë vitesh pushimi, atëherë kërkesa është shumë e madhe", ka theksuar Keith Caulfield i kompanisë së top listave Billboard.Në 20 vitet e fundit, vetëm 18 albume kanë arritur që të gjenerojnë më shumë se 900 kopje të shitura në javën e parë, ndërsa Keith beson se ka edhe artistë të tjerë që mund të arrijnë shifra të tilla."Ekziston shpresa se ka edhe artistë të tjerë që mund të arrijnë këto statistika impresive dhe shitje të jashtëzakonshme. Artistët duhet të kenë vizion ndërkombëtar, në mënyrë që të shndërrohen në fenomene dhe që të pëlqehen nga të gjitha moshat. Shembull i tillë është Adele", përfundoi ai.