Jennifer Lopez këndon për bamirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 09:44
Këngëtarja Jennifer Lopez ishte e pranishme në eventin e përvitshëm të bamirësisë "Celebrity Fight Night" në Arizona, i cili organizohet në nder dhe mbështetje të legjendës së boksit Muhammed Ali, që vuan prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit.43-vjeçarja ,e cila performoi disa nga këngët e saj duke treguar një formë të mrekullueshme trupore, pozoi së bashku me boksierin legjendar në disa foto.Mbledhja e fondeve nga "Celebrity Fight Night" organizohet prej 18 vjetësh dhe mbledh çdo vit miliona dollarë që shkojë në ndihmë të njerëzve që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit.