Tina Turner do martohet këtë vit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2013, 09:41
Këngëtarja amerikane, Tina Turner, këtë vit do të martohet me partnerin e saj prej kohësh, Erwin Bach.73-vjeçarja do ta kurorëzojë lidhjen e saj 27 vjeçare këtë vit, shkruan tabloidi britanik Blick, ndërsa ceremonia e martesës do të mbahet pranë një liqeni në Cyrih.Turner dhe Bach janë njohur në vitin 1986 në Gjermani gjatë turneut të këngëtares, ndërsa edhe pse i kishte propozuar martesë, Tina kishte thënë se kurrë nuk do të martohej për shkak se ish-burri i saj e kishte keqtrajtuar. Mirëpo, duket se ajo ka ndërruar mendje.