Shpenzimi i çmendur i Joe Biden
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2013, 17:15
Udhëtimi i parë në Evropë i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, pas rizgjedhjes, i ka kushtuar shumë shtrenjtë taksapaguesve amerikanë.Të paktën kështu thonë shifrat e publikuara nga disa media amerikane, sipas të cilave, në përfundim të qëndrimit në Paris, Biden i është paraqitur një faturë prej 585 mijë dollarë vetëm për një natë.Në hotelin “Intercontinental Paris Le Grand”, sipas një dokumenti qeveritar të zbuluar online, ishin prenotuar për të gjithë anëtarët e delegacionit të zëvendëspresidentit plot 100 dhoma.