Rihanna e Lewis Hamilton sëbashku në Karnavalet e Barbados
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2015, 14:54
Gjërat po nxehen mes këngëtares Rihanna dhe pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton ndërsa dyshja u fotografua duke kërcyer sëbashku gjatë karnavaleve të Barbados.Mos ndoshta Rihanna, 27 vjeç, ka gjetur dashurinë në një vend të pashpresë? A ishte kjo një arratisje romantike me Hamilton? Dyshja është parë shumë e afërt dhe e entuziasmuar me njëri-tjetrin teksa festonin si të çmendur gjatë festës.Zërat për një lidhje të mundshme të Riri-t, dhe pilotit Hamilton dolën në sipërfaqe që në korrik të vitit 2013 teksa të dy janë parë duke festuar sëbashku vazhdimisht në vende të ndryshme
