"Unë jam bërë si ti" rikthimi i Jonida Maliqit
Jonida Maliqi publikon këngën "Jam Bërë Si Ti".Për hir të së vërtetës, në një treg si ai aktuali, ku për të qëndruar në majë të duhet të prodhosh papushim, duket se nuk ekziston luksi për një artist që të frymëzohet realisht për të krijuar një këngë që së paku ai vetë ta ndjejë, e jo më pjesa tjetër. Krijimtaria është kthyer në detyrim duke larguar kështu muzikën nga arti i mirëfilltë.Dy vjet larg muzikës duken një pafundësi, por ndoshta ishin të nevojshme për të sjellë diçka ndryshe, për të rindezur shkëndijën e munguar. Ndjesi që përcillen nga vetë kënga, të cilën ndërsa e dëgjon mund të ndjesh që rrjedh natyrshëm dhe pa u sforcuar. Më tepër se diçka e krijuar, "Jam Bërë Si Ti" duket sikur buron nga brenda artistes për të rrëfyer shpirtin e saj të ndjeshëm. Meritë kjo padyshim edhe e Flori Mumajesit, nën emrin e të cilit është realizuar teksti dhe muzika, ndërsa mund të themi se e ka kuptuar plotësisht Jonidën si artiste për të shfrytëzuar potencialin e saj.Përtej thjesht këngës, na bën përshtypje gjithashtu klipi dhe realizimi i tij. Në plazhin e bukur grek të Chalkidiki, Jonida dhe stafi i saj kanë punuar ditë e natë për 3 ditë me radhë. Në këtë rast ditë e natë nuk është thjesht shprehje pasi gjithçka fillonte në orën 3 të mëngjesit, pasohej nga një pushim dreke, vetëm për të mbaruar më pas në mbrëmje. Kjo sepse çdo skenë, të xhiruara nga regjisori I klipit Jotti Ejli si dhe nga asistenti I tij Erald Kuçuku, është bërë me ndriçim natyral duke shfrytëzuar dritën e agimit dhe muzgun në perëndim.I natyrshëm vjen edhe raporti i Jonidës me aktorin Ledian Agalliu, një marrëdhënie së cilës i mjaftojnë pak minuta klip për t'u bërë e prekshme për këdo. Ata na bëjnë dëshmitarë të një ndjenje që ndërsa transformohet sjell vuajtje për këngëtaren, duke kulmuar në dramaticitetin e skenës në vaskë. Aty Jonida ka larguar të gjithë stafin për t'u xhiruar nga një kamera e vetme dhe ka derdhur lotë të vërtetë pa u sforcuar, si për t'u treguar e sinqertë deri në fund me veten dhe publikun. Për t'i dhënë jetë këngës dhe prekshmëri dhimbjes.Jonida, e cila nuk është mësuar të bashkëpunojë me stilistë, këtë herë ka zgjedhur t'i besojë Ardi Asllanit. Kryefjala e imazhit të saj ishte thjeshtësia dhe origjinaliteti, çka pasqyrohet në veshje jo shumë të ngarkuara dhe pa bizhuteri të tepërta, në një make-up tërësisht natyral, të realizuar nga Eriona Ndou, ndërsa flokët e Jonidës u stiluan nga Emma Styling.Në një periudhë ku jemi kthyer në konsumatorë të gjithçkaje, ku edhe këngët janë një ushqim që përtypen deri në mërzi, ku çdo gjë është thjesht kalimtare, "Jam Bërë Si Ti" duket se ka ardhur për të qëndruar.Një këngë e cila mund të mos na bëjë ta dëgjojmë papushim, por mund të na prekë dhe të lëvizë dicka brenda nesh edhe sikur ta dëgjojmë një herë të vetme..Për hir të së vërtetës, në një treg si ai aktuali, ku për të qëndruar në majë të duhet të prodhosh papushim, duket se nuk ekziston luksi për një artist që të frymëzohet realisht për të krijuar një këngë që së paku ai vetë ta ndjejë, e jo më pjesa tjetër. Krijimtaria është kthyer në detyrim duke larguar kështu muzikën nga arti i mirëfilltë.Dy vjet larg muzikës duken një pafundësi, por ndoshta ishin të nevojshme për të sjellë diçka ndryshe, për të rindezur shkëndijën e munguar. Ndjesi që përcillen nga vetë kënga, të cilën ndërsa e dëgjon mund të ndjesh që rrjedh natyrshëm dhe pa u sforcuar. Më tepër se diçka e krijuar, "Jam Bërë Si Ti" duket sikur buron nga brenda artistes për të rrëfyer shpirtin e saj të ndjeshëm. Meritë kjo padyshim edhe e Flori Mumajesit, nën emrin e të cilit është realizuar teksti dhe muzika, ndërsa mund të themi se e ka kuptuar plotësisht Jonidën si artiste për të shfrytëzuar potencialin e saj.Përtej thjesht këngës, na bën përshtypje gjithashtu klipi dhe realizimi i tij. Në plazhin e bukur grek të Chalkidiki, Jonida dhe stafi i saj kanë punuar ditë e natë për 3 ditë me radhë. Në këtë rast ditë e natë nuk është thjesht shprehje pasi gjithçka fillonte në orën 3 të mëngjesit, pasohej nga një pushim dreke, vetëm për të mbaruar më pas në mbrëmje. Kjo sepse çdo skenë, të xhiruara nga regjisori I klipit Jotti Ejlli si dhe asistenti I tij Erald Kuçuku, është bërë me ndriçim natyral duke shfrytëzuar dritën e agimit dhe muzgun në perëndim.I natyrshëm vjen edhe raporti i Jonidës me aktorin Ledian Agalliu, një marrëdhënie së cilës i mjaftojnë pak minuta klip për t'u bërë e prekshme për këdo. Ata na bëjnë dëshmitarë të një ndjenje që ndërsa transformohet sjell vuajtje për këngëtaren, duke kulmuar në dramaticitetin e skenës në vaskë. Aty Jonida ka larguar të gjithë stafin për t'u xhiruar nga një kamera e vetme dhe ka derdhur lotë të vërtetë pa u sforcuar, si për t'u treguar e sinqertë deri në fund me veten dhe publikun. Për t'i dhënë jetë këngës dhe prekshmëri dhimbjes.Jonida, e cila nuk është mësuar të bashkëpunojë me stilistë, këtë herë ka zgjedhur t'i besojë Ardi Asllanit. Kryefjala e imazhit të saj ishte thjeshtësia dhe origjinaliteti, çka pasqyrohet në veshje jo shumë të ngarkuara dhe pa bizhuteri të tepërta, në një make-up tërësisht natyral, të realizuar nga Eriona Ndou, ndërsa flokët e Jonidës u stiluan nga Emma Styling.Në një periudhë ku jemi kthyer në konsumatorë të gjithçkaje, ku edhe këngët janë një ushqim që përtypen deri në mërzi, ku çdo gjë është thjesht kalimtare, "Jam Bërë Si Ti" duket se ka ardhur për të qëndruar.Një këngë e cila mund të mos na bëjë ta dëgjojmë papushim, por mund të na prekë dhe të lëvizë dicka brenda nesh edhe sikur ta dëgjojmë një herë të vetme.
/Marre nga Mad.al/