Një xhiro në apartamentin 20 milion dollarësh të Taylor Swift në Nju Jork
Sigurisht që vetëm një pjesë e vogël e rrethit familjar të Taylor SWift dhe mikeshave të saj modele e muzikante kanë shansin të shohin mënyrën se si ajo jeton.Por fotot e reja të publikuara kanë zbuluar jetën private, dhe ajo që vlen për t’u theksuar, shumë të shtrenjtë të këngëtares Taylor Swift.25-vjeçarja bleu papafinkon e një pallati në Nju Jork, në muajin mars. Më parë ky apartament i përkiste regjisorit të Lord of the Rings, Peter Jackson.Pavarësisht çmimit të tij të lartë, 19,95 milion dollarë, Taylor nuk hezitoi aspak ta blinte atë, dhe çdo gjë me regjisorin Jackson u mbyll aq shpejt dhe aq privatëisht sa që pothuajse asnjë nuk e dinte që këngëtarja banonte tashmë aty.Shtëpia e saj është e përbërë në fakt nga dy papafingo të kombinuara së bashku.Ajo ka 9 dhoma gjumi, 9 banjo dhe shumë hapësirë për t’u kënaqur me festa të ndryshme.
