Jo çantave me lëkurë krokodili, protestë kundër Hermes

Aktivistët e të drejtave të kafshëve nga organizata Peta u mbodhën përpara dyqanit Hermes në Tokio, ku i bënë thirje markës luksose të ndalojë përdorimin e lëkurave ekzotike për çantat e tyre.Protesta vjen një ditë pasi këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin i kërkoi kompanisë të heqë ermin e saj nga një prej çantave të saj luksose, pasi e konsideroi prodhimin e tyre praktikë e egër dhe vrasjen e krokodolëve një akt mizor."I kam kërkuar kompanisë Hermes të ndryshojë emrin Birkin Croco deri sa të miratojë praktika më të mira, që përmbushin standardet ndërkombëtare për prodhimin e kësaj çante", tha Birkin në një deklaratë për mediat.Peta tha se ka publikuar një video, të transmetuar nga aktori Huakin Feniks, e cila tregon se si zvarranikët e gjallë keqtrajtohen për të furnizuar me lëkurën e tyre firmat luksose."Ne i kërkojmë Hermes të ndalojë përdorimin e lëkurave ekzotike për të prodhuar çantat e tyre. Krokodilët dhe kafshët e tjera ekzotike ndiejnë dhimbje dhe vuajtje, ata nuk kanë nevojë të përdorin këto kafshë për të prodhuar çantat e tyre, thotë Claire DiKarlo, aktiviste e Petas."Jane Birkin ka marrë një vendim të pamëshirshëm për ti kërkuar Hermes të ndalojë përdorimin e emrit saj në çatat të cilat prodhohen duke keqtrajtuar kafshët ekzotike, thotë një tjetër ativiste e petas, Ashley Fruno.Vetë kompania deklaroi se lëkurën e krokodilit e sigurohet nga një fermë në Teksas dhe se ajo nuk ka dijeni për praktikat mizore të fermës.Hermes tha se do të hetojë mënyrën e sigurimit të lëkurës së kafshëve, për të verifikuar nëse janë shkelur rrehullat./Oranews.tv/