Gwen Stefani i jep fund martesës 13 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2015, 12:14
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë martuar 13 vjet më parë dhe kanë 3 djem:Kingston 9 vjeç,Zuma 7 vjeç dje Apollo ui cili është 17 muajsh.Çifti tha në një deklaratë të përbashkët se megjithëse nuk do të jenë më partnerë në martesë,do të jenë partnerë si prindër me përgjegjësi për të rritur fëmijët e tyre në një mjedis të lumtur dhë të shendetshëm.45 vjeçarja Gwen Stefan firmosi divorcin në gjykatën e Kalifornisë duke cituar se arsyeja e ndarjes ishtë mospërputhja në mendime dhe vendimarrje.Gavin ka pohuar të njejtën gjë teksa ka proçeduar me nënshkrimin e divorcit të tyre.Të martën e 28 korrikut çifti është parë në ambjente të ndryshme por me unazën e tyre të martesës në gisht.
