"Pantera e Zezë" sërish në telashe, 6 muaj burg për Naomi Campbell
Naomi Campbell është dënuar me 6 muaj burg për sulm ndaj një fotografi. Ngjarja ndodhi më 5 gusht 2009 në ishullin sicilian, Lipari, ku modelja ishte me pushime me të dashurin e saj të atëhershëm miliarderin rus Vladimir Doronin.Një gjykatë italiane në Siçili ka dhënë dënimin të premten e 31 korrikut 2015, duke i dhënë të drejtë paparacit i cili u sulmua nga top modelja.Dënimi është pezulluar, ndërsa avokati i topmodeles tani 45 vjeçare deklaron se do ta apelojë.Nuk është hera e parë që Naomi Campbell ka telashe me drejtësinë për reagimet e saj të dhunshme.Në 2006 u arrestua pasi goditi me telefon në kokë një nga punëtoret e saj. Një fat të ngjashëm pati dhe asistenti I saj Georgina Galanis. Mikja e vet, Yvonne Sciò akuzoi Naomin se e kishte rrahur. Nuk dihet nëse ky dënim do ta zbusë panterën e zezë.
/Oranews.tv/