Australiani që sfidon dallgët gjigande ndryshe nga të tjerët
Të kalosh një dallgë gjigande me sërf, nuk është më diçka e re, pasi një gjë të tillë e kanë bërë hsumë sërfistë profesionistë. Por ajo çka e bën Robbie Maddison një nga njerëzit më të guximshëm në botë është fakti që ai e kaloi dallgën me motor.Madison e pranon se ajo nuk ishte aq e thjeshtë sa mund të duket në foto apo video.I ashtuquajturi “Maddo”, 34 vjeç, lançoi një video në të cilën tregohet ai duke i dhënë motorrit, jo në tokë si gjithë të tjerët, por mbi dallgët gjigande të Tahitit.Maddison thotë se iu deshën gati 2 vjet për të perfeksionuar performancat e tij dhe nga përvoja tregon se shpeshherë ka qenë edhe pranë vdekjes në “përballjet” me dallgët monstruoze.Një nga vështirësitë më të mëdha, sipas tij, ka qenë modifikimi i motorrit të tij KTM 250 SX, në mënyrë që ai të mund të ecte në ujë.“Ndonjëherë duhen rreth 4 orë për ta ndezur motorrin dhe ta bësh atë të ecë mbi ujë sërish, nuk është aq e lehtë. Duhet shumë punë.
