Mark Zuckerberg njofton: “Do të bëhem babai i një vajze”

Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook-ut, dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan, të martuar në vitin 2012, presin një vajzë. Ai që e komunikoi lajmin ishte vetë 31 vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare të rrjetit social Facebook, ku ka pozuar pranë bashkëshortes dhe qenit të tyre.“Unë dhe Priscilla kemi një lajm ekzaltues: Presim një vajzë”, kjo është fraza që hap postimin, në të cilin vetë Zuckerberg shpjegon se kanë provuar të kenë një fëmijë në dy vitet e fundit.Por gjatë kësaj periudhe, Priscilla ka bërë tre aborte spontane. Çifti nuk e ka specifikuar se në çfarë muaji të shtatzanisë ndodhet Priscilla, por nuk kanë ngurruar të thonë se edhe nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.Zuckerberg më pas bëri një shaka duke thënë se në ekografinë e parë, vazja e parë i dha ‘like’ fotos.[caption id="attachment_555635" align="alignnone" width="504"]facebook Ne foto: Postimi i Zuckerberg ne Facebook[/caption]