Wake City në Berlin, ndërtohet pishina 70 metra e gjatë

Berlini është i njohur si kryeqyteti i klabeve, ku jeta e natës është shumë aktive.Por me rritjen e temperaturave gjatë fundjavës, disa prej banorëve të qytetit organizuan aktivitete më të freskëta. Dhe ku mendoni ju se u freskuan berlinezët?Pikërisht në zonën më të frekuentuar të natës, ata ngritën një pishinë 70 me 18 metër . Tashmë të gjithë të apasionurit me sportet ujore, si noti, serfi por edhe lojëra të ndryshme në ujë mund të shfrytëzojnë këtë pishinë fantastike. Wakeboarders ishin të parët që performuan në ujë, në përputhje edhe me emrin e projektit "Wake City".Organizatori Hans Jensen tha se e vaçantë e këtij eventi është vendosja e pazakontë e pishinës, në këtë zonë ku frekuentohet jeta e natës."Natyrisht që do të ishte shumë mirë të jesh në mes të natyrës, por edhe këtu është po aq bukur ose ndoshta më këncëm në mesin e klubeve të natës, thotë ai.Me një thellësi 1.3 metër, në pishinë do të organizohen cdo fundjavë aktivitete të ndryshme, me një gamë të gjerë të sporteve ujore."Koha është fantastike dhe ne duam të dhurojmë shumë argëtim, jo vetëm sporte ujore, por edhe aktivitetet të tjera . Gjithçka për argëtim, thotë Jensen i entuziazmuar.Sigurisht që Jensen ka zgjedhur kohën e duhur për një argëtim të tillë, me temperaturat që kanë prekur maksimumin jo vetëm në kryeqytin gjerman, por edhe vende të tjera europiane2,w=559,c=0.bild