Serbia i druhet një katastrofe humanitare
Në Scrubland, rreth një fabrike të vjetër tullash, në veri të Serbisë, refugjatë sirianë dhe afganë pushojnë nën hijen e pemëve mes mbeturina të atyre që erdhën para tyre, duke pritur mbrëmjen për të nisur rrugën e tyre përtej kufirit hungarez, me qëllim destinacionin final europën perëndimore.Çdo ditë, një ekip mjekësor vjen në kufi për të ofruar ndihmë mjekësore për emigrantët, udhëtimi i të cilëve mund të zgjasë me muaj deri në arritjen e objektivit. Njëri prej tyre, nga Siria, thotë se ka ikur nga dhuna dhe qëllimi i tij është të arsimohet dhe të gjejë një punë."Unë do të shkoj në Hungari, më pas në Austri dhe në fund në Gjermani. Dua të nis studimet në universitet. Në Siri ka shumë probleme, nuk është vetëm ushtria e Assad, por edhe Shteti Islamik, Al Kaeda etj", thotë i riu sirian, i cili duket se është rreth të 20- ve.Para një muaji Hungaria deklaroi se do të mbyllë kufirin me Serbinë dhe shumë pak kohë më pas nisi punën për ndërtimin e murit katër metra të lartë në 175 kilometër vijë kufitare, me qëllim frenimin e emigrantëve që kalojnë nëpërmjet vendeve ballkanike për të hyrë në hungari dhe me pas në Gjermani.Ky vendim i Hungarisë kërcënon më së shumti Serbinë, e cila duhet të përballojë fluksin e madh të emigrantëve që përdorin Serbinë transit dhe që për momentin kanë mbetur të bllokuar aty me shpresën për të kaluar kufirin ilegalisht.Pengesa hungareze nuk ka gjasa të ndalojë së ndërtuari apo të hiqet, dhe ajo që autoritet i tremben është vjeshta dhe dimri.Ulja e temepraturave në një vend të ftohtë si Serbia mund të shkaktojë edhe viktima te emigrantët të cilët kalojnë dite e netë jashtë, në pritje të kalimit të vijës kufitare hungareze.Aktualisht në Serbi po hyjnë 1 mijë emigrantë në ditë nga fqinji i saj jugor Maqedonia.Aleksandar Vulin, ministri serb i ngarkuar me trajtimin e problemit deklaron për Reuters:"Kam frikë se do të përballemi me një katastrofë humanitare, kur mijëra njerëz që duan të lënë Serbinë, fizikisht nuk do të jenë në gjendje për ta bërë këtë .Qeveria thotë se po shpenzon 15 mijë euro në mbështetje të drejtpërdrejtë për emigrantët dhe ka hapur një qendër të re pritjeje në jug.Megjithatë, në veri të vendit ka prova të pakundërshtueshme që shumë refugjatë kalojnë natën jashtë, apo më e mira që mund të ndodhë të strehohen në ndërtessa të braktisura në fabrika të ndotura 100 vjeçare , ku nevojat i kryjnë në natyrë dhe dushin bëhet në cezmat aty pranë.Për Sebinë dhe shoqërinë e saj konservatore ky fluks emigrantësh është një surprizë jo e këndshme, e cila sipas autoriteteve ka shumë gjasa të prishë harmoninë sociale të saj./Oranews.tv/