Kapen vrasësit e Jehon Gërvalles
Në Shtetet e Bashkuara janë arrestuar dy personat që dyshohet të jenë vrasësit e Jehon Gërvallës, djalit të veprimtarit Zeqir Gërvalla.Policia ka njoftuar se Donovan Zuhlke nga Rochesteri dhe Jessica Soble nga Oswego, përballen me akuza për vrasje të shkallës së dytë pasi Jehon Gërvalla, 39 vjecar është gjetur i vrarë brenda dhomës së një moteli në Gates.Policia ka njoftuar se trupi i Jehon Gërvallës është gjetur me lëndime në pjesën e epërme të krahërorit. Hetuesit kanë thënë se ai ka vdekur si pasojë e therrjeve me thikë.Sipas policisë, Zuhlke ka goditur Jehonin me thikë gjatë tentim-grabitjes. Shefi i Policisë në qytezën Gates, James VanBrederobe ka thënë se kamerat e vëzhgimit të hotelit dhe procedurat e duhura të cilat i ka ndjekur nëpunësi i hotelit, kanë ndihmuar që policia t'i identifikojë të dyshuarit. I dyshuari Donovan Zuhlke është arrestuar të shtunën në mëngjes ndërsa Jessica Soble është arrestuar në Oswego të shtunën pasdite.Të dy të dyshuarit janë akuzuar për grabitje të shkallës së parë dhe për vrasje të shkallës së dytë. Ata nuk kanë të drejtë të lirohen me dorëzani (kaucion) ndërsa në gjykatën e qytezës Gates do të paraqiten ditën e enjte në seancë dëgjimore.Policia ka thënë se dy të dyshuarit Zuhlke dhe Soble janë takuar para dhjetë dite kur e dyshuara kishte ardhë në Rochester për trajtim mjekësor. Familja Gërvalla kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999.Marrë nga: RTK