Misioni i OSBE-së bashkon gratë e Serbisë dhe Kosovës
Misioni i OSBE-së mes Serbisë dhe Kosovës do të bashkojë gratë e të dyja vendeve në Akademinë Verore të Dialogut 2015.Kjo nismë e titulluar “FollowUs” mbledh gratë të shquara nga dy vendet me një qëllim të përbashkët promovimin e djalogut, bashkëpunimin si dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.Nisma “FollowUs” do të nisë nga data 25 korrik deri më 8 gusht 2015. Nga të dyja vendet do të marin pjesë politikane, gra të njohur të mediave, studentet e shkencave sociale, si dhe pjesëtare të shoqërisë civile.Gjatë kësaj perjudhe pjesëtarët e kësaj nisme do të ndjekin kurse interaktive ku do të vizitojnë Podgoricën, Prishtinën dhe Beogradin.Në përfundim të “FollowUs” pjesmarrëset do të marrin diplomën e Akademisë Verore të Dialogut 2015 dhe pritet që mes tyre të krijojnë rrjetin e dialogut, e cila do të shpërndahet përmes platformave të mediave audiovizive ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale./oranews.tv/