"Koordinata 2015" asgjeson 2100 bimë kanabis në një lartësi 50-100 cm

Policia e Krujës finalizon me sukses një tjetër operacion antikanabis. "Koordinata 2015" arriti të zbulojë plot rreth 2100 bimë narkotike në një lartësi 50-100 cm.Droga ishte e mbjellë në 6 parcela në fshatin Mukje,Komuna Nikel Krujë.Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të implikuar për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".