Zjarr pranë aeroportit të Fiumicinos, pezullohen për disa orë fluturimet

Një zjarr i rëndë ka rënë sot rreth orës 13:00 në zonën pyjore rreth Aeroportit "Leonardo da Vinci" në zonën e Fiumicinos në Romë.Për shkak të erës e të temperaturave të larta, flakët e tij kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë prej 16 hektarë, duke krijuar një tymnajë të lartë në ajër.Ky fakt nën mugesën e madhe të shikueshmërisë detyroi Entin e Aviacionit Civil Italian të bllokojë përkohësisht të gjitha fluturimet në nisje prej Aeropoortit të Fiumicinos.Me qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 3 orësh në ambientet e aeroportit dhe në brëndësi të avionëve me të cilët po përgatiteshin të udhëtonin.Më problematike paraqitej situata sidomos në Terminalin 3, vendi dhe më pranë zonës së shpërthimit të zjarrit.Ky Terminal vetëm pak muaj më parë u përfshi nga një tjetër zjarr, po kësaj here në ambientet e brendshme, ngjarje që shkaktoi bllokimin disa javor të tij.Pista numër 3 e Aeroportit "Leonardo da Vinci", e destinuar vetëm për fluturimet në mbërritje në Romë, ka mbetur operative gjatë gjithë kohës, ndërsa pista numër 2 u mbyll për disa orë në shërbim të operacionit të shuarjes së zjarrit.Në Aeroportin e Fiumicinos kanë mbërritur menjëherë forcat e shuarjes së zjarrit, të cilat kanë aktivizuar sistemin ajror duke vënë në shërbim helikopterët shuarës me ujë.Janë dashur të paktën 3 orë që flakët e zjarrit të viheshin nën kontroll duke lejuar autoritetet e aeroportit të urdhëronin nisjen e fluturimeve dhe pse në mënyrë mjaft të ngadalshme e duke respektuar rradhën e mëparshme të fluturimeve.Ankesa e pakënaqësi të shumta ka pasur nga ana e pasagjerëve që fluturonin nga ky aeroport. Shumica e tyre niseshin për pushime.Kryetari i Bashkisë së Komunës së Fiumicinos, Esterino Montino, ka deklaruar për mediat se flakët e zjarrit kanë shpërthyer në 2-3 pika të ndryshme e në largësi nga njëra-tjetra.Ky fakt bën të mendosh se origjina e zjarrit mund të jetë e qëllimshme.5 6