Tkurret sipërfaqja e pyjeve, në dekadën e fundit pyjet janë zvogëluar 7%
Me kalimin e viteve, sipërfaqja pyjore në Shqipëri eshte pakësuar ndjeshëm.Vendi yne renditet nder te fundit në Ballkan për nga sipërfaqja e kullotave pyjore.Pas përfundimit të projektit “Hartografimi i mbulesës tokësore 2012”, rezulton se nga viti 2006 deri në 2012 sipërfaqja pyjore është ulur me 7%.Julian Beqiri: Kemi një humbje nga 33% në 26%. Sidoqoftë është një situatë që krahasimisht me vendet e Ballkait, Shqipëria është me më pak %. Gjoegrafikisht ne jemi pothuajse të ngjashëm me Bosnjen por jemi nën 10% pyje më pak se Bosnja.Të njejtin shqetësim ngriti edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.Lefter Koka: Panorama që sapon ndoqëm nuk është aq rozë, nuk është optimiste, por gjithsesi na bën të besojmë se mundemi dhe vetëm me ruajtje mundemi që natyra të na japë prapë dorën dhe të rigjenerojë.Nga matjet e kryera nga Agjensia Kombetare e Mjedisit, rezulton se humbjet e medha të mbulesës pyjore këto 10 vitetet e fundit shkaktohen nga zjarret, prerjet ilegale, shfrytëzimi pa kriter dhe erozioni.