Italianët grabisin me maska e kallashnikov shoferin shqiptar

Një shofer shqiptar i cili drejtonte një automjet TIR, të tipit Volvo, ka rënë pre e sulmit të dhunshëm të një bande maskash, në rrugën shtetërore 16 në provincën e Foxhias, në Itali.Në automjetin e tij transportoheshin objekte e mobilje të shenjta në pronësi të shoqatës së Karitasit.Katër persona të maskuar me maska gome, të armatosur me kallashnikov e municione lufte, që udhëtonin me një automjet të tipit Audi A4 me targë gjermane të fallsifikuar kanë detyruar shoferin shqiptar të dalë nga rruga e të ndaloj automjetin TIR me të cilin udhëtonte.Nën kërcënimin e armëve e të dhunës fizike, shqiptarit i është rrëmbyer atutransporti nga banda e grabitësve.I braktisur në mes të rrugës shoferi shqiptar ka lajmëruar policinë italiane duke i referuar dhe numrin e targës së makinës Audi të bandës si dhe të automjetit të tij Volvo.Një operacion i menjëhershëm policor i drejtuar nga kreu i Policisë së komunës së Cerinjolës, Dokt. Loreta Kolasuono, ka bërë të mundur arrestimin e katër pjesëtarëve të kësaj bande. Arrestimi i tyre u bë pranë komunës së Adrias, pasi forcat e rendit bllokuan rrugën shtetërore.Nën pranga janë vënë 4 italianët, Ameringo Elia 50 vjec, Xhuzepe Lapena 42 vjec, Roberto Romanelli 28 vjeç e Rikardo Lotito 29 vjeç.Të katër të arrestuarit janë të njohur nga forcat e rendit si persona me krime të mëparshme penale, e dy prej tyre ishin nën vëzhgim special.Akuza ndaj bandës ëë grabitësve është grabitje me armë, dhunë, e mbajtje ilegale arme e municione lufte.Shoferi shqiptari për shkak të dhunimit të rëndë fizik nga ana e grabitësve iu nënshtura kujdesit shëndetësor në qëndrën mjekësore të zonës.Prognoza ndaj tij është 10 ditë për shërim të plotë.[caption id="attachment_554205" align="alignnone" width="731"]7888 Ne foto: 4 te arrestuarit[/caption] [caption id="attachment_554195" align="alignnone" width="640"]maska Ne foto: Maskat, kapuçët dhe dorezat qe iu sekuestruan grabitesve[/caption][caption id="attachment_554194" align="alignnone" width="640"]DSC_0148 Ne foto: Makina Audi e grabitesve[/caption][caption id="attachment_554196" align="alignnone" width="640"]IMG_1844 Ne foto: Dorezat, maskat, radiot dhe armet e grabitesve[/caption][caption id="attachment_554197" align="alignnone" width="640"]IMG_1845 Ne foto: Dorezat, maskat, radiot dhe armet e grabitesve[/caption][caption id="attachment_554207" align="alignnone" width="640"]20150728_170524 Ne foto: Dorezat, maskat, telefonat dhe armet e grabitesve[/caption]/Oranews.tv/