Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Aldrin Dalipi Kryetar

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Aldrin Dalipi zgjidhet kreu i Këshillit bashkiak të Tiranës për katër vitet e ardhshme me 41 vota pro, 19 vota kundër.Siç ishte parashikuar këshilltarët e maxhorancës propozuan emrin e Aldrin Dalipit si kryetar të këshillit bashkiak. Këshilltarët e LSI mbështetën Aldrin Dalipin për kreun e këshillit bashkiak . E djathta nuk kishte asnjë propozim.Mbledhja e parë e Këshillit bashkiak u drejtua nga këshilltari më i vjetër Njazi Kosovrasti. Këshilli i ri bashkiak ka 61 këshilltarë, 42 janë të majtë, 19 të djathtë.Aldrin Dalipi:  ” Dialog politik pa komplekse” - Dialogu politik do vazhdojë sepse vetëm dialogu jep mundësinë që ajo që ne mund të bëjmë të kthehet në një model i pëlqyer dhe i ndjekur nga të tjerët. Uroj punë të mbarë dhe të bëjmë më të miërn për qytetarët e Tiranës” Vjollca Braho zgjidhet nën/kryetare e këshillit bashkiak të Tiranës.Dje u konfirmua emri i Dalipit- Lajmi u bë i ditur dje nga burime brenda selisë së PS-së, vetëm pak minuta pasi kreu i ri i Bashkisë Erion Veliaj zhvilloi një mbledhje me këshilltarët socialistë.Vetë Dalipi refuzoi të flasë për emra konkretë teksa la selinë e PS pas takimit me Veliaj, pasditen e 29 korrikut,  ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në cilësinë e kreut të PS-së së kryeqytetit.Dalipi: “Duhen pritur dhe disa orë, emrat konkretë dalin në momentin e duhur, atëherë ka dhe rëndësinë që i duhet”.Zoti. Dalipi që aktualisht është kryekëshilltar në detyrë, tha se me zotin. Veliaj u diskutua mbi rendin e ditës të mbledhjes së sotme.Dalipi: “Ishte një mbledhje e parë e grupit të këshilltarëve të PS ku u përcaktuan të gjithë hapat që do hidhen sot në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës. Lajmi është që sot do hidhet hapi për të punuar për qytetarët e Tiranës me një mandat të marrë në mënyrë të fortë nga qytetarët dhe së dyti kryebashkiaku i ri Erion Veliaj do të nisë punën në bazë të betimit në Këshillin bashkiak. Në mbledhjen e këshilltarëve u diskutua në lidhje me gjithë strukturën dh institucionin e këshillit bashkaik të Tiranës, me hapat që do hidhen sot, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit bashkiak dhe me procedurën e betimit të Veliaj”.Para mbledhjes me këshilltarët socialiste, Veliaj ka zhvilluar takime të ndara edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të cilët do jenë bashkëpunëtoret e tij ne drejtimin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme përfshirë këtu edhe përfaqësuesen e LSI Brunilda Paskali e cila gjatë ditës së djeshme rreth orë 17: 30 ka qenë në selinë e PS-së.Sot në orën 10:00, këshilltarët e rinj të zgjedhur nga vota e 21 qershorit do të mbajnë mbledhjen e tyre të parë, ku do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Këshillit. Nga e majta janë 42 këshilltarë.Do të jetë pikërisht kryetari i ri i Këshillit që do të presë më pas kreun e ri të bashkisë Veliaj në 11:00, i cili do të bëjë edhe betimin./oranews.tv/