Ukraina shpall "person non grata" Zherar Depardjë
Ukraina ka shpallur "persona non grata" aktorin francez, Zherar Depardjë, duke i mohuar atij të drejtën për të shkelur në vend për pesë vjet, për shkak të qendrimin e tij në mbështetje të aneksimit të Krimesë nga Rusia vitin e kaluar.Një zëdhënëse e qeverisë ukrainase tha se 66-vjeçari i famshëm për rolet e shumtë në kinematografinë botërore, është futur kështu në listën e zezë të figurave publike që nuk kanë mbajtur qendrim pozitiv ndaj Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, por pa cituar ndonjë koment specifik të tij.Në fillim të muajit, ministri ukrainas i kulturës, Ivan Kirilenko, tha se Depardjë ishte në listën e 117 figurave të botës së artit që ishin shprehur në mbështetje të cënimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.Depardjë mori nënshtetësinë ruse në vitin 2013 pasi kritikave të mëdha kundrejt vendit të tij, Francës, për taksat e larta. Që prej takimit ceremonial me presidentin Vladimir Putin, ai ka mbrojtur publikisht politikat e jashtme të Rusisë në prononcime të ndryshme për mediat. /Oranews.tv/