Destinacionet turistike, Greqia “surpriza” e kësaj vere për pushuesit shqiptarë

Rritet fluksi i qytetarave shqiptare qe kene zgjedhur Greqine per pushime, duke e vendosur shtetin helen në vendin e dytë më të frekuentuar pas Turqisë.  Por në pikun e  sezonit veror është vënë re edhe një rritje e ndjeshme e numrit të pushuesve të huaj që zgjedhin Shqipërinë. Jugu i vendit  mbetet me i  frekuentuari, por shtim te pushuesve ka njohur sivjet edhe veriu. Pushuesit shqiptar i kanë qëndruar besnik edhe këtë vit Turqisë, duke e zgjedhur në masën 40% si destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet verore.Por ndryshe nga vitet e tjera surpriza i referohet shtetit fqinj, Greqise.Sadik Malaj: Tregu grek ka qenë tregu me rritjen më të madhe si destinacion i kërkuar nga shqiptarët. Tregu grek në daljet e shqiptarëe dhe kërkesat e tyre është i barazuar me një tendencë për t’ia kaluar tregut turk.40% e shqiptarëve preferojnë dhe shkojnë në tregun grek.Sipas Kryetarit të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, kriza që ka mbërthyer Greqinë, është reflektuar me ulje te çmimeve.Sadik Malaj: Dhe efekti i krizës dhe problematika që pati Greqia para dhe pas referendumit, ku kryesisht tregu perëndimor kanceloi shumë rezervimet që kishte dhe ishin të detyruar për të thithur sa më tepër.E ndersa eshte rritur fuksi i shqiptareve qe preferojnë ti kalojne pushimet jashte vendit, statistikat tregojne se eshte rritur edhe fluksi i te hujave qe vijne per pushime ne Shqiperi, krahasuar një vit më parë.Sadik Malaj: Ka një prezencë të rritur. Ulen çdo javë në Rinas nga çekë dhe sllovakë 4-5 charter.Destinacioni i preferuar për pushuesit shqiptarë dhe të huaj sipas operatorëve turisitikë mbetet jugu i vendit.Por ndryshe nga vitet e tjera është vënë re një rritje e numrit të turistëve që preferojnë veriun e Shqipërisë, e kryesisht e Velipojës dhe ate të Tales në Lezhë.