Far West në Shkodër, policia parandalon vrasjen përplaset me armë me autorin
Policia parandalon një vrasje dhe ndërhyn në momentin kur një 21 vjeçar tentoi të vrasë me kallashnikov një shtetas tjetër në afërsi të spitalit rajonal të qytetit të Shkodrës. Ngjarja u shënua rreth orës 14:00 të 29 korrikut 2015.Policia informon se kishte kohë që mbante nën vëzhgim shtetasin Osman Malja, 21 vjeç nga Shkodra pasi kishte të dhena për përgatitjen e një akti kriminal.Policia përplaset me armë me autorin, plagoset-Për disa minuta banorët në lagjen "Skënderbeg" kanë përjetuar momente frike. Në momentin kur ka ndërhyrë për të neutralizuar krimin, mësohet se 21 vjeçari ka qëlluar në drejtim të policisë.Nga përplasja me armë me forcat e policisë ka mbetur i plagosur Malja.“Sot gjatë ndërhyrjes për neutralizimit e autorit, forcat e policisë janë përplasur me armë me të dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën Osman Malja.” Thuhet në njoftimin e policisë.Nga përplasja me armë janë dëmtuar dhe xhamat e një makine që ishte parkuar aty afër.Dyshohet se objektivi ishte në lokal- Malja ka ndjekur me motor objektivin e tij, i cili më pas është vendosur në një lokal në atë zonë, dhe ai po e priste të dilte për të kryer ekzekutimin. Dyshohet se autori është vrasës me pagesë, ndërsa policia mbetet e rezervuar për të dhënë detaje se kush ishte objektivi.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.[caption id="attachment_554093" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_554094" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_554095" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_554096" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_554097" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia duke hetuar ne vendin e ngjarjes[/caption].Ky shtetas është me precedent penal i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje. Dyshohet se ai është vrasës me pagesë.