Nishani takon të premten Nikollën para dekretimit të ligjit për arsimin e lartë
Pas takimit me parfaqësinë akademike, kreu i shtetit Bujar Nishani prit të zhvillojë një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e arsimit të lartë.Burime për Ora News bëjnë me dije se Nishani dhe Nikolla do të takohen në orën 11:00 të ditës së premte, ku pritet që Presidenti të dëgjojë argumentat pro ligjit të Ministres përpara dekretimit të tij.Ndërkohë në takimin konsultues me përfaqësues të qarqeve akademike dhe universitare mbi draftin e arsimit te larte, kryetari i Shtetit, tha se do te interpretoje vetem Kushtetuten, jashte çdo ndikimi politik.Perfaqesues te spikatur te arsimit te larte, te cilet edhe me heret ne tryezat e Kuvendit e kane kundershtuar draftin u perpoqen ti shpjegojne Presidentit defektet e tij duke dhene dhe argumentet perkates.Projektligji i ri shpjeguan ata, cenon autonomine, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tariat per studentet.Kreu i Shteti pritet ta ktheje serish ne Kuvend per shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, pas kundërshtimeve të forta te akademikëve dhe pedagogëve.Ndërkohë opozita ka avancuar ne qendrimin e saj duke paralajmëruar, padi ne gjykaten kushtetuese.