Deputetja i jep gji vajzës në parlament

Në çdo rrethanë tjetër, imazhi i një nëne që i jep gji fëmijës së saj ulur në karrige përballë një tavoline të rrëmujshme, do të ishte diçka normale.Por lajm përbën kur këtë fëmijë e ushqen me gji një deputete argjentinase gjatë një seance parlamentare dhe e rrethuar nga kolegët e saj.Fotografia e deputetes Victoria Donda Perez duke ushqyer vajzën e saj 8 muajshe po bën xhiro në internet që kur ngjarja u filmua në Pallatin e Kongreseve në Buenos Aires në fillim të këtij muaji.Edhe pse shumë e kanë vlerësuar xhestin e 37-vjeçares, ndërsa disa të tjerë i konsideruan veprimet e saj të papërshtatshme.Reagimet ishin të ndryshme. Një grua me emrin Juana shkroi në Tëitter: “E admiroj atë sepse nuk e lë kurrë fëmijën kur qan, qumështi i gjirit është më i mirë se çdo ushqim tjetër”.Ndërsa një tjetër, Zuzanne, shkruan: “Ok, por të paktën të mbulojë gjinjtë e saj, nuk mund të dalësh kudo duke i treguar ato publikisht”MP Breatfeeds During Parliamentary Duties