I papuni hiqej si miliarder. Jeta mes jahteve në facebook
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2015, 22:07
Një milioner i vet shpallur është shfaqur në një program televiziv duke pretenduar se kishte fituar llotarinë.Vladimir Wilson krijoi një jetë imagjinare duke përdorur mediat sociale në të cilat postonte foto me jahte private,ora të shtrenjta dhe makina luksoze.27 vjeçari pretendonte se kishte fituar 5.6 milion paund në një llotari gjatë daljes së tij në reality show anglez "Judge Geordie".Por ditën e sotme u zbulua se në fakt Vladimir ishte një njeri i papunë i zhytur në borxhe që jeton në një apartament të vogël në lindje të Londrës dhe se u shtir sikur fitoi llotarinë që të kalonte kohë me personazhet e famshëm dhe të pasur.Wilson i tregoi prezantueses së "Judge Geordie" rrobat e tij firmato dhe shtëpinë luksoze.
