Demi Moore në shok total pas gjetjes së 21-vjeçarit të vdekur në shtëpinë e saj
Demi Moore tha se ndodhet në gjëndje shoku pas gjetjes së një 21-vjeçari të vdekur në pishinën e shtëpisë së saj.Edenilson Valle besohet të jetë mbutyr mëngjesin e të dielës më 19 korrik, gjatë një feste të organizuar nga një asistent në shtëpinë e aktores.Ajo ndodhej larg shtëpisë së Los Anxhelesit gjatë kohës kur ndodhi aksidenti, dhe 21 vjeçari i mbytur mendohet të jetë shok me një nga asistentët e Demi Moore.Moore, 52 vjeç, e përshkroi vdekjen e tij si një tragjedi të paimagjinueshme gjatë një deklarate të lëshuar nga publicist i saj.“Ndodhesha jashtë vendit, po udhëtoja për të takuar vajzat e mia për një rast ditëlindjeje kur mora vesh lajmin e tmerrshëm,” tha 52 vjeçarja.“Ngushëllimet më të përzemrat shkojnë për familjen dhe miqtë e djalit”.Valle ka qenë i ftuar në një festë të organizuar nga një ndër asistentët e punësuar nga Moore, dhe autoritetet e Los Anxhelesit thonë se djali ishte zhdukur për 10-15 minuta deri kur ishte gjetur nga shokët e tij në fund të pishinës.Familjarët e Valle-s dhe miqtë e tij i thanë policisë se ai nuk dinte të notonte dhe investigatorët mendojnë se vdekja ka qenë aksidentale.
