Proceset për pronën, mbi 6000 çështje në tre shkallët e gjyqësorit

Mbi 6000 çështje me objekt pronën private janë në proces gjykimi vetëm në Tiranë. Në gjykatat e shkallës së parë, Apeli dhe Gjykatën e Lartë numrin më të madh të çështjeve që shqyrtohen prej vitesh e përbëjnë atë që lidhet me pronën.Të dhënat statistikore të publikuara në faqen e Gjykatës së Tiranës tregojnë se vetëm për 6 mujat e parë të këtij viti në këtë Gjykatë janë referuar rreth 280 çështje të reja që kanë objekt gjykimi pronën private.Në shumë raste proceset mbyllen dhe referohen në shkallë të tjera të gjyqësorit, për arsye të kaosit që krijohet nga dokumentacionet dhe hartat e pronave,  që kanë çuar në një konflkit të vazhdueshme pronësie dhe që në dy dekada kanë përfunduar me rreth 2800 të vrarë.Proceset civile të pronave në gjykatat shqiptare  zgjasin pa fund, dhe qytetare të ndryshëm enden për vite me rradhë dhe në fund nuk marrin as drejtësi. Çështja e pronës nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare. Për të kuptuar vetëm një prej arsyeve po ju sjellim, një shembull. Ligji i prones i miratuar në korrik të vitit 2004, kishte 32 nene dhe gjatë këtyre viteve ai është ndryshuar 28 herë.