BSH: Bankat lirojnë standardet e kredisë. Bizneset, kërkesë e ulët për kredi

Banka e Shqipërisë konstaton se bankat kanë lehtësuar kushtët për të marrë kredi. Por pavarësisht kësaj, bizneset nuk kanë shfaqur interes, duke e mbajtur në nivele të ulëta kërkesës për hua. Krejt ndryshe ka ndodhur me qytetarët, që kanë kërkuar më shumë kredi, si për blerje banese, ashtu edhe për konsum.Bankat kanë lehtësuar kushtet për të marrë kredi, por duket se bizneset nuk janë të interesuar. Kjo ka rezultuar nga vrojtimi mbi aktivitetin kreditues realizuar nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e dytë të këtij viti. Vrojtimi evidenton rënie të kërkesës për kredi, si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga koorporatat e mëdha. Krejt ndryshe ka ndodhur me qytetarët, interesi i të cilëve për të marrë hua në banka është rritur, si për të blerë banesa, ashtu edhe për konsum.Banka e Shqipërisë konstaton se faktorët që ndikuan lehtësimin e standardeve të bankave në tremujorin e dytë ishin: konkurrenca në tregun bankar, gjendja e likuiditetit të bankave, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe mjaftueshmëria e kapitalit të bankës. Ndërkohë që niveli i lartë i kredive me probleme vijon të ndikojë negativisht në vendimet e bankave për të kredituar biznesin. Ndikim negative ka dhënë edhe situata makroekonomike e vendit.Vrojtimi tregon gjithashtu se lehtësitë e ndërmarra nga bankat kanë qenë ulja e komisioneve dhe rritja e madhësisë dhe e maturitetit të kredisë. Ndërsa kërkesa për kolateral ngeli pothuaj e pandryshuar, për shkak edhe të situatës së krijuar nga kreditë me probleme. Kërkesa për kredi nga bizneset nuk pritet të rritet në muajt në vijim. Sipas Bankës së Shqipërisë, ekspertët bankarë presin zhvillime pozitive në kërkesën e individëve për kredi, por vijojnë të presin një kërkesë të ulët nga ana e bizneseve .