PD: Rama shkelësi i parë i ligjit, ndryshoi 5 ditë para zgjedhjeve qendrën e votimit
PD ka akuzuar kryeministrin Rama si shkelësin e parë të ligjit më 21 qershor. Në një dalje publike për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se Rama ndryshoi qendrën e votimit vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.Edi Paloka: Edi Rama është shkelësi i parë i ligjit të zgjedhjeve, pasi ka ndërruar qendrën e tij të votimit 5 ditë para votimit të 21 qershorit. Duke mos e konsideruar rregullin e ligjin, duke i shkelur me këmbë me vetëdije të plotë, Edi Rama ka paraqitur kërkesën për të votuar në qendrën pranë sarajeve të tij në Surrel, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve. Më 21 qershor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq si votues në Surrel, ky nuk është një akti i izoluar, një aksident apo një neglizhencë e pafatë. Eshtë lehtësia me të cilën Edi Rama nëpërkëmb ligjin, rregullin, sistemin. Eshtë lehtësia me të cilën janë bërë manipulimet masive në këto zgjedhje. Eshtë lehtësia me të cilën është shkelur ligji në dhjetra e qindra qendra votimi, me transferime votuesish, siç ka ndodhur me votuesin e Surrelit.