Arbitrazhi i kthen Shqipërisë drejtësinë e mohuar nga UEFA, merr 3 pikët me Serbinë

Lajm fantastik për gjithë shqiptarët nga Lozana. Shqipëria fiton tre pikë në ndeshjen e ndërprerë me Serbinë tetorin e vitit të kaluar në stadiumin e Beogradit.Drejtësia më në fund vendoset në vend. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi sot ti jepte përfaqësues sonë atë që në fakt i takonte që në momentin kur huliganët serbë dhunuan në fushë lojtarët shqiptarë 14 tetorin e vitit të shkuar në Beograd.“Shqipërisë i takon fitorja në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd me rezultat prej 3:0. Paneli gjeti që ndërprerja e ndeshjes, ose braktisja eventuale e saj u shkaktua nga lëshimet e sigurisë së organizatorëve dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë nga tifozët serbë dhe së paku një punonjës sigurie”, thuhet në vendimin e CAS.Por, Gjykata në Lozanë ka konfirmuar një ndëshkim për ekipin kuqezi. Skuadra Kombëtare prapë duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë për shfaqjen e dronit.“Të mbetet në fuqi gjoba prej 100 mijë euro për Shqipërinë, si përgjegjëse për dronin që fluturoi mbi stadium, i cili mbante të varur një banderolë me simbole patriotike-nacionaliste”, thuhet në vendimin e CAS. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s mohoi realitetin ashtu si edhe ai i Apelit më pas. Por tashmë pas kalvarit të gjatë 9 mujor, Shqipëria fiton betejën më të rëndësishme.Ky 3 pikësh i forcon pozitat e de Biasit në grupin e I. Për momentin kuq e zinjtë kanë 10 pikë, po aq sa Danimarka.Dhe jo vetëm kanë siguruar playoff-in, por kanë shanse reale për tu kualifikuar direkt drejt europianit të Francës.Gjithsesi sot më shumë rëndësi sesa pikët ka rëndësi fakti që tashmë i gjithë opinion publik në mbarë botën e ka kuptuar se kush ishte agresori mbrëmjen e 14 tetorit 2014.6De Biasi: Kemi 10 pikë por jemi para ndeshjes me Danimarkën në 4 shtatorNë një lidhje telefonike për Ora News trajneri i kuq e zinjve Gianni de Biasi tha se më në fund drejtësia u vu në vend dhe se sfida kryesore mbetet ndeshja e 4 shtatorit me Danimarkën.Gianni de Biasi:"Një histori e cila kthehet drejtësia me një D të madhe dhe për të bërë të vlefshme një sezon shumë të mirë që jemi duke bërë dhe për të vazhduar ndeshjet me një shpresë shumë të madhe.Kemi ndeshjen e 4 shtatorit me Danimarkën, një betejë shumë e madhe".Krere te Shteti dhe politikes pershendesin vendimin e CAS: Fitoi drejtesiaLajmin e gëzuar e kanë përshëndetur menjëherë kryeministri Rama, Presidenti Nishani dhe kryeopozitari Basha permes rrjeteve sociale.

Supeeeer! Ja ç'dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperiaPosted by Edi Rama on 2015-07-10
Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.Posted by Bujar Nishani - Faqja Zyrtare on 2015-07-10
Fitore e te vertetes mbi padrejtesine. Perpara shqipe!Posted by Lulzim Basha on 2015-07-10