Trafikoi dhe shfrytëzoi për prostitucion 7 vjet një shtetase, ekstradohet nga Athina

Ekstradohet nga Athina një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”.Jorgo Sopaj, banues në Patos/Fier ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me vendimin të formës së prerë me 10 vite burg, pasi në 1997 kishte trafikuar drejt Italisë dhe shfrytëzuar për prostitucion për 7 vite me radhë një shtetase.Shtetasja me inicialet F. S., rezulton të jetë njohur me shtetasin Jorgo (Bledar) Sopaj në vitin 1997 në Patos, ku më pas janë nisur drejt Vlorës dhe që nga atje janë nisur drejt Italisë me skaf, ku kanë qëndruar fillimisht në Rimini dhe më pas në Milano.Në fund janë sistemuar në Torino, ku Firzelete është detyruar të punojë si prostitutë nga viti 1999-2006)