Ekzekutohet 32-vjeçari, u qëllua disa herë brenda në automjetin e tij, 20 të shoqëruar
Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para pas mesnate në qytetin e Sarandës.Viktima, Edmond Theodhori (Mehmeti) u qëllua rreth orës 01:05 në rrugën Sarandë-Ksamil, në afërsi të një hoteli.32-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar brenda në automjetin e tij.Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se 1.32-vjeçari, Edmond Mehmeti, kishte në pronësi një lavazh në qytetin e Sarandës.Policia e qytetit bregdetar ka bërë rrethimin e zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe ku mendohet se fshihen autorët e dyshuar, gjithashtu po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë patur ky shtetas.Në Komisariatin e Policisë Sarandë deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona.Në lidhje më këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Drejtorisë së Policisë Vlorë Kundër Krimeve te Rënda në bashkëpunim me Prokurorë të Prokurorisë Sarandë.Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kontrollet në terren për kapjen e tyre.[caption id="attachment_544851" align="alignnone" width="686"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544850" align="alignnone" width="684"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544849" align="alignnone" width="683"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544848" align="alignnone" width="688"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544847" align="alignnone" width="671"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544846" align="alignnone" width="672"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544845" align="alignnone" width="679"]
Ne foto: Automjeti brenda te cilit ishte 32 vjeçari qe u qellua[/caption][caption id="attachment_544844" align="alignnone" width="687"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_544843" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]