Kërcënoi me armë familjarët, arrestohet 63-vjeçari. I sekuestrohen 2 pushkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2015, 10:10
Parandalohet një krim në familje në Krujë. Efektivet e komisariatit të këtij qyteti ka vënë në pranga 63-vjeçarin, Pjetër Gega banues në fshatin Luz.Sipas bluve, ky shtetas ka kërcënuar me armë pjestarët e tjerë të familjes.Gjatë kontrollit në banesë, 63-vjeçarit iu gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provave materiale një pushkë mod-56, një pushkë model- 63 dhe dymbëdhjetë copë fishekë.Policia po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve,që kryefamiljari Gega ka kërcënuar me armë familjarët e tij, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".