Sekuestrohen 2952 bimë kanabis në Vlorë dhe Shkodër, asgjesohen me djegie
Vijon operacioni antikanabis në jug dhe veri të vendit. Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dushkaraku”, në sajë të cilit janë zbuluar dhe asgjësuar 17 parcela me 2672 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.Lënda narkotike u zbulua ne fshatin Dushkarak, në vendet e quajtura lumi i Dushkarakut, Korija e Qazimit dhe Gropa e Dheplrës.Në këto vende, ishin të hapura 17-parcela posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike ku lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 130 cm.Policia ka bërë asgjesimin e plotë të bimëve narkotike, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.Ndërkaq në Shkodër blutë kanë asgjesuar katër parcela me 280 bimë kanabis.Në vëndin e quajtur "Përroi i lagjes Geraj", në fshatin Mazrek, në komunën Gur i Zi, në Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan katër parcela me 230 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.Në vëndin e quajtur "Përroi i Kishës", në fshatin Vig, në komunën Vig Mnelë Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1 parcelë me 50 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.Për të dy këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivimi i bimëve narkotike”.[gallery ids="543794,543795,543796,543797,543798"]